Brief History

The Albanian Muslim community formed the Albanian Australian Islamic Society (AAIS) in 1963. The establishment of the AAIS was both a historic and symbolic event for the Albanian Muslim community that migrated to Melbourne because it signified the following:

  • The Albanian Muslim community had accepted Australia as their new home;
  • The AAIS would operate as a centre to preserve the language, tradition, culture and faith of the Albanian Muslim community for future generations.

AAIS Founding Members - North Carlton, 1969

The AAIS was the first Albanian organisation in the greater city of Melbourne to provide Albanian Muslim families with social, religious and educational services. Along with social functions, meetings and Islamic classes (‘Maytep’) for children, the Society also held the very first official Albanian language classes in Australia.

Shortly after its formation, the elected AAIS Board, together with the members of the time, began work on a major project to build Melbourne’s first Mosque. To complete this project, the AAIS transformed a large section of its main building to allow for the construction of the ’Albanian Mosque’. This project was successfully completed and the Albanian Mosque was officially established in 1969.

Over the years, the AAIS underwent other building improvements, such as the Minaret (early 1980s) and the Ablution gazebo, however, in 1998, during the Annual General Meeting (AGM), the AAIS Committee moved a motion to initiate a major ‘Building and Renovation‘ project to all AAIS facilities and its Albanian Mosque. The main aim of the proposed plan was to restore and beautify the AAIS and its Albanian Mosque, while also accommodate the slight increase in the number of members that joined the Society.

The AAIS ‘Building and Renovation’ project was initiated in 2003, however, due to scale of the works, the project was broken down into four stages. Prior to the commencement of works, the AAIS Committee was required to raise funds for each stage of works from members of the Society. The project was successfully completed in early 2013.

It was during the same year that the AAIS celebrated its 50th Anniversary. To mark this special occasion for the Albanian Muslim community and the broader Australian community, the AAIS Committee organised two separate events in the same year.

Prior to the completion of the AAIS’s ‘Building and Renovation’ project, the AAIS Committee discussed the notion of establishing a ‘Youth Centre‘ to better position the Society in achieving its mission, while also providing new service to AAIS members and their families. Later that year, during the 2012 AGM, the AAIS Committee moved a motion to initiate preliminary steps towards acquiring a Youth Centre. Alhamdulilah, through the ongoing support of financial members, the AAIS Committee managed to successfully establish the Youth Centre in less than 12 months.

Since the opening of  AAIS Youth Centre on 28th December 2013, AAIS financial members and their families regularly frequent the new facility on a weekly basis. Along with sporting facilities and social activities, the AAIS Youth Centre also offers AAIS members islamic classes and Albanian language classes.

Today, the AAIS continues to serve both the Albanian Muslim community in the greater city of Melbourne as well as interstate. It has also become the largest Albanian Muslim organisation in Australia and it comprises of members from every Albanian ancestral land i.e. Albania, Kosova, Macedonia, Montenegro and Chameria.

Vahid Goga

AAIS Albanian Mosque, North Carlton

Historia e Shkurtër e AAIS-it

Komuniteti Shqiptar Musliman e themeloi Shoqatën Islamike Shqiptare Australiane (AAIS) në vitin 1963. Qëllimi i themelimit të këtij institucioni ishte ofrimi i shërbimeve të rëndësishme fetare si dhe për ta ruajtur gjuhën, traditën dhe besimin e komunitetit musliman shqiptar në Australi.

Themelimi i AAIS u konsiderua si ngjarje historike dhe simbolike për komunitetin shqiptar që emigroi në Melburn, për arsye se kjo tregoi se ata e kishin pranuar Australinë si shtëpinë e tyre të re.

AAIS është organizata e parë në qytetin e madh të Melburnit që u ka ofruar familjeve shqiptare muslimane shërbime fetare, programe edukative (si klasë për mësim-besimin islam dhe klasë të gjuhës shqipe), ngjarje shoqërore si darka pune, shënime të festave kombëtare, etj.

Menjëherë pas formimit të Shoqatës, Komiteti Ekzekutiv, së bashku me anëtarët financiar të asaj kohe, filloi një projekt madhor, atë të ndërtimit të xhamisë së parë në Melburn. Që ky projekt të kryhej, një pjesë e ndërtesës kryesore të Shoqatës u demolua për të mundësuar ndërtimin e ‘Xhamisë Shqiptare’. Projekti përfundoi me sukses dhe xhamia shqiptare u themelua në vitin 1969.

Përmirësime të mëtejshme të ndërtimit janë ndërmarrë në periudha të ndryshme, si p.sh. minareja në vitin 1994, pas miratimit të një apeli të Gjykatës së Lartë si dhe hapësira për abdest në vitin 1995.

Në vitin 1998, gjatë Takimit të Përgjithshëm Vjetor (AGM), Komiteti Ekzekutiv nisi mocionin për të inicuar projektin madhor të AAIS Ndërtimi dhe Renovimi, përfshirë këtu edhe xhaminë. Qëllimi kryesor i planit të propozuar ishte restaurimi dhe zbukurimi i AAIS dhe xhamisë si dhe sigurimi i mjeteve për të akomoduar rritjen e lehtë të numrit të anëtarëve, të cilët iu bashkuan Shoqatës. Projekti i AAIS ‘Ndërtimi dhe Renovimi’ ka filluar në vitin 2003, ndërsa për shkak të shkallës së punimeve, projekti qe ndarë në katër faza. Para fillimit të punimeve u kërkua nga Komiteti Ekzekutiv që të mbledhë fonde për secilën fazë të punimeve nga anëtarët e Shoqatës. Projekti përfundoi me sukses në fillim të vitit 2013.

Përfundimi i projektit ‘Ndërtimi dhe Renovimi’ rastisi me përvjetorin e 50-të të AAIS. Për të shënuar këtë ngjarje të veçantë dhe për të festuar këtë arritje të rëndësishme u mbajtën ngjarje të veçanta si për komunitetin musliman shqiptar ashtu edhe për komunitetin e gjërë australian.

Gjatë Takimit të Përgjithshëm Vjetor të mbajtur në vitin 2012, Komiteti Ekzekutiv prezantoi idenë dhe e bëri të ditur dëshirën e tij për të krijuar një qendër të rinjve që në thelb do të bëhej një dhuratë (vakuf) për Shoqatën. Qëllimi i Qendrës Rinore ishte forcimi edhe i mëtutjeshëm i pozitës së shoqatës në realizimin e misionit të saj, duke ofruar edhe shërbime të reja për anëtarët e saj financiarë dhe familjet e tyre. Pas marrjes së mandatit nga anëtarët financiarë, të cilët e mbështetën financiarisht projektin, në kohë rekorde, më 28 dhjetor 2013, u arrit objektivi i hapjes së qendrës së re për të rinjtë.

Që nga hapja e Qendrës Rinore në 28 Dhjetor 2013, anëtarët financiarë të AAIS dhe familjet e tyre në baza javore e vizitojnë objektin e ri. Së bashku me objektet sportive dhe aktivitetet sociale shtesë, Qendra Rinore gjithashtu u ofron anëtarëve të AAIS dhe familjeve të tyre seanca informative, klasë të mësim-besimit islam dhe klasë të gjuhës shqipe.

Baza e anëtarëve të shoqatës, e cila shtrihet edhe në nivel ndërshtetëror, është e përbërë nga muslimanët shqiptarë nga çdo pjesë e tokave stërgjyshore të Shqipërisë, pra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria.

AAIS mbetet organizata më e madhe shqiptare muslimane në Australi, e cila ofron në mënyrë të vazhdueshme shërbime të rëndësishme fetare, programe edukative dhe aktivitete shoqërore për anëtarët dhe familjet e tyre.

Vahid Goga

Follow by Email
Facebook
Facebook