Letër Urime për Pesëdhjetë të Revistës – ‘Drita Islame’

Es-Selamu Alejkum vëllau im i dashur Vahid dhe vëllëzër të AAIS-it,

Me shumë endje dhe gëzim e lexova edicionin e 50-të të revistes tuaj ‘Drita Islame’.

Ju përuroj nga zemra për këtë sukses dhe më gëzon pa masë fakti që puna që ju bëni për komunitetin shqiptaro-musliman në Melburn, Viktori dhe përgjithësisht në Australi, i jep frutet dhe permbush qëllimet e mira që ju keni çdo ditë e më shumë.

Jeni një shembull perfekt për të mirë dhe për atë se sa shumë mund të arrijnë disa njerëz të bashkuar, me një kontribut të palodhshëm e qëllimmirë.

Për ju, ndoshta këto suksese që i arrini nuk janë edhe aq të mëdha dhe perparimi që keni arritur nuk ju kënaq sa duhet, por për mua, që ju ndjek nga se largëti, ndryshimi dhe përmirsimi dallohet me çdo revistë të re që unë nga ju lexoj!

Aktivitetet në Qendrën Rinore po shtohen dita dites dhe vizitorët po shtohen me çdo aktivitet!

Të gjithë anëtarët e AAIS-it duhet të mburren për këtë dhe ti shijojn efektet pozitive që këto aktivitete ua sjellin në jetët e tyre.

Gjithashtu më gëzon fakti qe ju arrini ta prezantoni kulturën shqiptare dhe fenë islame në një dritë të shkëlqyer para vizitorëve tuaj të shumtë australian të konfesioneve të ndryshme.

Bëmirësia juaj nuk dallon fe dhe komb, e kjo është tipari i vërtetë shqiptar me të cilin duhet të mburremi të gjithë.

Përzemërsisht,
Meriton Rexha
Cyrih, Zvicer

Meriton_Rexha_2016_002

Meriton_Rexha_2016_003

Meriton_Rexha_2016_004

Meriton_Rexha_2016_005

Meriton_Rexha_2016_006

Letër Urime për Pesëdhjetë të Revistës – ‘Drita Islame’, 5 out of 5 based on 6 ratings.

Follow by Email
Facebook
Facebook